Teksa numërimi i votave për kandidatët për deputetë vijon në pjesën më të madhe të qarqeve, në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaroi sesa vota u duhen kandidatëve për të siguruar mandatin.
“Kështu, në Berat kandidatëve u duhet që të marrin 11,562 vota, mesatarja për deputet. Në Dibër 13,835 vota, në Durrës 11,520 vota, në Elbasan 11,860 vota për një deputet, në Fier 11,431 vota, në Gjirokastër 11,972 vota, në Korçë 11,927 vota, për deputet për t’u zgjedhur, pra secili që pretendon të ngrihet në listë duhet të kalojë këtë shifër. Në Kukës 13,631 vota, në Lezhë 10,943 vota, në Shkodër 10,354 vota, në Tiranë 13,465 vota dhe në Vlorë 8,888 vota”, shpjegoi Fevziu.

