TË FUNDIT

Sali Berisha 3 kërkesa urgjente ndaj qeverisë, bën akuzat e forta dhe paralajmëron: Protesta nëse nuk merren masa

Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën për media është ndalur te rritja e çmimit të karburantit dhe rritjes së energjisë elektrike. Berisha i ka kërkuar qeverisë marrjen e masave urgjente.

Ai paralajmëroi Ramën dhe kabinetin e tij se nëse nuk kryhen në formë të menjëhershme këto lëvizje, opozita do të dalë në protestë.

Në konferencën e tij për shtyp, Berisha kërkoi:

–Heqjen e plotë të TVSH nga nafta dhe energjia elektrike

-Bonus për të gjitha familjet në nevojë për të përballuar krizën ekonomike

-Heqjen e taksës së qarkullimit 270 lekë për qytetarët

“PO kryejnë cdo ditë krime kundër njerëzimit në Ukrainën e lirë dhe të pavarur, hordhitë e dyta janë në mbarë Europën janë spekullatorët që si shushunja duan të pasurohen nga lufta. Në këtë kontekst është në detyrën më parësore të qeverive, vendeve europiane të luftojnë me vendosmëri këta persona.

Kohë para se të niste kjo luftë, të gjitha vendet e BE kanë marrë një seri paketash dhe masash me qëllimin kryesor mbrojtjen e qytetarëve nga spekulimet. Sot Shqipëria ka cmimet më të larta në Europë për naftën dhe gazit, ndonëse është vend prodhues në sasi të konsiderueshme.

Në Europë rrogat janë 10 herë më shumë se këtu, ky çmim stratosferik i naftës që sot në bursë është 125 dollarë fuqia për naftën bruto nuk ka ekzistuar në vitin 2008 kur fuqia luhatej nga 150 në 200 dollarë.

E gjitha kjo, çmim terësisht i papërballueshëm është rezultat i taksave të vendosura në arbitraritet.

Kështu, sot qeveria mbledh, ka vendosur përveç TVSH-së, akcizës, taksën e qarkullimit e cila nga 70 u rrit në 270 lekë. Krahas tyre janë vendosur tarifa absurde dhe madje dyfishuar, e kontrollit, koncesionar. 400 lekë TVSH-ja për litër.

E rëndë është fatura e energjisë elektrike qe paguajnë sot qytetarët dhe bizneset,, në këto kushte PD kërkon me urgjencë heqjen e plotë të TVSH nga nafta dhe energjia elektrike. Së dyti, bonus për të gjitha familjet në nevojë, shtesë për të përballuar krizën energjitike, së treti heqjen e taksës së qarkullimit 270 lekë dhe me këto lëvizje cmim,et e naftës duhet të zbresin në nivelet e vendeve përreth.

Por meqë Ed Rama i pëlqen ta shfrytëzojë situatën e luftës, para se të thotë se c’bënte me covid-in ne kodrat e kufomave duhet të marrë masa të tilla.

Nëse vazhdojnë këto spekulime, e konsideroj të papërgjegjshëm qëndrimin e ramës ndaj krizës, po mbjellin terror te qytetarët dhe ai po bën zëdhënësin e kompanive të naftës, lajmëtari i parë i rritjes së çmimeve.

Kreu i qeverisë nuk mund të bëjë zëdhënësin e kompanive të naftës, edhe njëherë bëj thirrje urgjente për mbrojtjen e popullatës, ndryshe opozita shqiptare do të jetë në rrugë kundër spekulimeve.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat