Sali Berisha: Ja arsyet pse nuk rri asnjë drejtor në Vlorë

Ish-kryeministri Berisha në një shënim në profilin e tij në facebook duke komentuar dorëheqjet e drejtuesve në Hipotekën e Vlorës të ndodhura në seri gjatë ditës së sotme, shkruan se shkak për këto dorëheqje është bërë fakti se këta të fundit kanë refuzuar të firmosin grabitjen e pronave në bregdet nga klani mafioz i peshkaqenëve Rama.

“Refuzojne të firmosin grabitjen e pronave në bregdet nga klani mafioz i peshkaqenëve Rama!

Miq, në harkun kohor një mujor kanë dhënë dorëheqjen dy palë drejtues të Kadastrës së Vlorës. Kështu dje Elona Hodaj mësohet se ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtores pas emërimit në datën 19 shtator. Largimin e saj e ka pasuar edhe zv/drejtori Krenar Xhemali. Këto janë dorëheqjet e treta në këtë drejtori dhe duket se askush nuk do të punojë më me qeverisjen e Edi Ramës. Sb”