Ish kryeministri , Sali Berisha ka sulmuar sot edhe Ambasadoren Yuri Kim, duke thënë se si ka mundësi që Shqipëria u mbush me drogë nga Konispoli në Vermosh dhe nuk tha një fjalë kundër qeverisë?
“Lul Bravën e mbështesin edhe përfaqësues të shtetit mik. Por kë po mbështesin ata, një të marrë peng për dosjen Luzi. Ai firmosi që për të mos shkuar në burg për krimin e kryer, të largojë Sali Berishën nga politika.
Pyesim pak këtë zonjë dhe paraardhësin e saj. Si ka mundësi që Shqipëria u mbush me drogë nga konispoli në Vermosh dhe nuk thatë një fajlë kundër qeverisë. Si ka mundësi kur prokuroria italiane solli dosjet i krahasuat me ato dosjet e komunizmit? Si ka mundësi që nga Shqipëria ikin investitorë të huaj dhe nuk thoni një fjalë? Si ka mundësi që nga ky vend ikin me qindra mijëra qytetarë dhe nuk thoni një fjalë kundër Edi Ramës? Si ka mundësi që vazhdoni të reklamoni Reformën e dështuar në Drejtësi? Si ka mundësi të mbështesni një person që kaloi nga humbja në humbje? Mos mendoni se mbështesin Lulzim Bravën. Jo! Ata mbështesin Edi Ramën i cili është mik i George Soros. E pamë sesi natën e 25 prillit, zonja shkoi dhe uroi kreun e KQZ për zgjedhje, të cilat ishin më të këqijat në historinë e vendit.

