Sandër Lleshaj: Shoqëria shqiptare prodhon djem që godasin policët, si është e mundur?

4F38F730-79E4-4FF9-9711-92E4C0778712.jpeg

Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka cilësuar shoqërinë shqiptare si prodhues djemsh që qëllojnë policinë. Në një lidhje me Skype në “Open”, Lleshaj tha se vrasja e nënkomisarit Saimir Hoxha i ka lënë një shije të hidhur.

Ish-ministri shton se autori i krimit, Aldi Rama, është prodhim i shoqërisë tonë që po prodhon djem që godasin policët.

“Ngjarja është aq e rëndë sa meriton reflektim të madh. Na la një shije të hidhur sot policia është goditur dhe duhet të shohim si dhe pse. Tani si është mundur që Shqipëria prodhon djem të tillë që qëllojë policët. Ai është produkt i shoqërisë tonë. Ne kemi një polici të vogël me ngjarja të mëdhaja, policia është e goditur,”- tha Lleshaj ndër të tjera.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303