Sapo ndodhi/ Përmbyset automjeti në Qafë-Thanë, ka të plagosur

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të Prrenjasit, Elbasan. Automjeti është përmbysur dhe ka pësuar dëme të mëdha materiale.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Prrenjasit, në zonën që zbret Qafë Thanën. Gjithashtu mësohet se ka të plagosur por policia nuk ka mbërritur në vendngjarje për të inspektuar aksidentin.