Sapo ndodhi/ Përplasje e fortë mes 3 makinave, paralizohet aksi rrugor Fier-Lushnje

Tre makina janë përfshirë në një aksident me njëra-tjetrën në aksin rrugor Fier- Lushnje. Si pasojë e përplasjes së tyre, në këtë rrugë është krijuar 6 kilometra radhë automjetesh.

Radhë automjetesh janë shënuar ditën e sotme edhe përgjatë bregdetit të Vlorës. Situata më e rënduar paraqitet në zonën e ujit të ftohtë.

Forcat e policisë ndodhen në terren për të neutralizuar qarkullimin e mjeteve.