Sarandë/ Gëlltiti një grusht me ilaçe, në gjendje të rëndë adoleshentja

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-2-1.jpg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, ku një adoleshente nga Saranda ka pirë një grusht ilaçesh qetësuese.

17-vjeçare u transportua menjëherë për në Spitalin e Sarandës, pasi gjendja e sajë është përkeqësuar.

Kanë qenë prindërit e vajzës që kanë parë të bijën e tyre në gjendje të rëndë.

Më pas, vajza është transportuar për në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore. Ende mbetet e paqartë arsyeja që e shtyu adoleshenten drejt këtij veprimi.

 

scroll to top