fbpx

Scholz dhe Rama në konferencë për shtyp, Gjermania mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë

sch.png

Pas takimit tet a tet, kryeministri Edi Rama dhe kancelari gjerman, Olaf Shcolz kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp. Scholz ka deklaruar se agresioni rus ndaj Ukrainës, i shtyn në angazhimin për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës na bën të qartë se ne duhet të angazhohemi për fillimin sa më shpejt të jetë e mundur të fillimit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo është e një rëndësie të veçantë për ne për shkak të pozicionit të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria ka mbështetur politikat e BE në mënyrë të plotë dhe në masën 100%. Ne i kërkojmë së bashku presidentit Putin që të vendosë armëpushimin. Marrëdhëniet tona me Shqipërinë janë të shkëlqyer, që prej më shumë se 30 vitesh. Nesër do nënshkruhet në Tiranë një marrëveshje për njohjen e ndërsjelltë të patentave”, tha Scholz.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303