Seanca për shpërndarjen e Kuvendit fillon nesër në orën 10:00

15523130659890.jpg

Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi për media thekson se nesër do të mbajë seancë plenare duke filluar nga orar 10:00.

Në njoftim thuhet se kjo seancë do të mbahet me dy pika të rendit të ditës.

1. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

2. Shqyrtimi i propozimit të Grupit të deputetëve për shpërndarjen e Legjislaturës së gjashtë (6) të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ndryshe të gjitha partitë kanë bërë me dije se janë të gatshme për të votuar shpërndarjen e Kuvendit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303