fbpx

Seanca solemne/ “Prekazi ndryshoi historinë e kombit”

pr.jpg

Me rastin e shënimit të 21-vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe rënies së komandantit legjendar Adem Jashari, Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar sot një seancë solemne, ku u përkujtua edhe një herë lufta e lavdishme për lirinë e Kosovës.

Të gjithë njëzëri drejtuesit e institucioneve në Kosovës u shprehën në fjalët e tyre se beteja treditore e heronjve të familjes Jashari ndryshoi historinë e kombit shqiptar.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar veprën dhe sakrificën e familjes Jashari në krye me komandant Adem Jasharin, falë luftës së të cilëve ne sot gëzojmë lirinë. “Duhet të bashkohemi për të drejtën tonë, sepse ia kemi borxh atdheut, ia kemi borxh komandantit”, tha Haradinaj.

Për tri ditë me radhë në Prekaz, 5-6 dhe 7 mars, u zhvillua beteja që përcaktoi të ardhmen e Kosovës, ua ktheu dinjitetin dhe nderimin armëve të kombit. /real-news.tv/ 

https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/620737445054049/

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303