fbpx

Sekuestrohen 72 kg kanabis në kufi

droge-makina.jpg

Policia Kufitare e Qafë Botës ka parandaluar një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike drejt shtetit grek.

Policia bën me dije se si rezultat i operacionit janë sekuestruar 72 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa dhe në pranga ka rënë shtetasi A. SH., 45 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u bë pas kontrollit të automjetit në Pikën e Kalimit Kufitar në dalje nga Republika e Shqipërisë, kur sarandioti ka kaluar për kontroll të detajuar në vijën  e dytë automjetin e tij tip “KIA”.

Materialet do ti kalojnë   Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Sarandë për veprime të mëtejshme,  për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303