Sekuestrohen mina me telekomande dhe 7 kg kanabis

Në kuadër të operacionit të koduar “Zaranika” u sekuestrua një minë me telekomandë si dhe rreth 7 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, si dhe u arrestua në flagrancë shtetasi A.R.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale të “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve./real-news.tv/