TË FUNDIT

Sekuestrohet 350 kg kokainë e fshehur në banane

Departamenti i anti-drogës greke, në bashkëpunim me DEA-n amerikane ka sekuestruar 350 kg kokainë në portin e Selanikut.

Raportohet se sasia e drogës ishte fshehur në një kontenier me banane, i mbërritur në portin e Selanikut me një anije kontenierësh nga Kolumbia.

Policia greke ishte informuar për mbërritjen e sasisë së drogës dhe pasi e lanë kontenierin në ruajtje për disa ditë, ndërhynë duke sekuestruar ngarkesën.

Ende nuk dihet nëse lënda narkotike kishte destinacion Greqinë, apo ndonjë shtet tjetër.

Burime policore thanë se kokaina ishte e markuar dhe e paketuar me simbolin e organizatës Chali të Kolumbisë.

Një ngarkese e ngjashme u sekuestrua në Maltë para disa muajsh, por edhe ne Selanik një muaj  më parë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat