TË FUNDIT

Sëmundjet infektive në QSUT, mjekët apel të fortë pacientëve

Mjeku i repartit të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT, Tritan Kalo foli në lidhje me fluksin e madh të krijuar ditën e sotme, ku një numër i madh pacientësh janë paraqitur me temperaturë të lartë dhe viroza.

Ai saktësoi këtë vit, numri ka qenë dy herë më i madh se vitin e kaluar. Kalo u bëri apel pacientëve që nëse nuk kanë probleme shëndetsore emergjente të mos paraqiten në QSUT.

“Fluksi ka qenë shumë i madh. Kemi mbingarkesë në urgjencë dy herë më shumë se viti i kaluar. Pacientët nuk duhet të vijnë direkt në urgjencë, sepse këtu trajtohen raste më problematike’’, u shpreh Kalo.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat