Sipas një studimi të publikuar në revistën Journal of Epidemiology and Community Health, kohëzgjatja e të ndenjurit ulur është përgjegjëse për sëmundje të tilla si kanceri i zorrëve, sëmundjet kardiovaskulare, kanceri i shtyllës kurrizore, diabeti, ankthi që mund të shkaktohen si pasojë e qëndrimit ulur për një kohë të gjatë.
Autorët e studimit të bërë nga Universiteti Ulster dhe Queen’s Univeristy treguan se 11.6% e vdekjeve në Britaninë e Madhe gjatë vitit 2016 kanë pasur mundësi të parandalohen nëse njerëzit nuk do të kishin qëndruar të ulur për një kohë të gjatë.
Sipas studimeve, nëse njerëzit nuk do të qëndronin ulur më shumë se 6 orë gjatë ditës, do të mund të parandaloheshin 17% e rasteve me diabet, 7.5% e rasteve të kancerit të gjirit dhe 5% e sëmundjeve kardiovaskulare.
Megjithatë, ushtrimi i një aktiviteti fizik apo ecja do të ndikonte në zvogëlimin e rrezikut nga sëmundjet kardiovaskulare, kancerit të zorrës dhe sëmundjeve të tjera./real-news.tv/

