Mund të kemi shumë gjëra kundër njëri – tjetrit, por ama diçka e kemi të përbashkët: protesta kundër qeverisë dhe pushtetit. Duket se dhe Vuçiç po përballet me vështirësi në qeverisjen e tij, ashtu sikurse edhe homologu i tij shqiptar, Edi Rama.
Demonstruesit serb kanë mbajtur marshim kundër qeverisë për 18 javë me radhë, ndërkohë që sot është paralajmëruar të mbahet protesta më masive, ku autoritetet druhen se mund të ketë përplasje, pasi edhe partia në pushtet ka thirrur tubime të njëkohshme.
Mijëra qytetarë po marrin pjesë në protestat antiqeveritare në kryeqytetin serb.
Pjesëmarrësit nga shoqëria civile dhe aleanca opozitare politike po përsëritin akuzat kundër sundimit autokrat të presidentit Aleksandër Vuçiq dhe kërkesat për zgjedhje të ndershme dhe medie të lira.
Sot është paralajmëruar të mbahet protesta më masive, ku autoritetet druhen se mund të ketë përplasje, pasi edhe partia në pushtet ka thirrur tubime të njëkohshme.

