Psikologu klinik Mark Hester zbuloi se pas një përvoje mbi 20 vjeçare me pacientët që vuajnë nga ankthi, mes faktorëve të tjerë është shikimi i programeve televizive si “Friends” apo “Big Bang Theory” gjëja që u ndihmon atyre personave.
Ankthi është sistem alarmi i mendjeve njerëzore, i cili shërben si indikator se diçka është duke shkuar gabim dhe zakonisht është rezultat i ndjenjave të papërpunuara dhe të mbajtura brenda.
Nëse ato ndjenja nuk mund ta gjejnë një mënyrë për t’u shprehur, atëherë aktivizohet sistemi i alarmit dhe zakonisht kjo nuk është gjë e kënaqshme për personin që vuan nga ankthi.

Eksperti Hekster thotë se pasqyra e problemeve të personazheve në serial mund t’i furnizojë njerëzit me një ndjenjë komforti dhe ikje nga gjërat e këqija.
Personazhet e serialit ‘Friends’ vazhdimisht kanë brenga të cilat zgjidhen e tejkalohen, duke u treguar njerëzve se janë probleme të zakonshme dhe që gjërat do të bëhen më mirë. /real-news.tv

