Serish të fundit/ Ne apo Maqedonia, ja vendimi dramatik i Gjermanisë

Maqedonisë do ti hapen negociatat, ndërsa Shqipërisë jo. Ky është vendimi i dhënë nga grupi parlamentar më i madh në Bundestad CDU/CSU dhe Partia Sociademokrate.

Sipas DË, Maqedonia do të nisë bisedimet në muajin janar, ndërsa Shqipëria mund ti nisë bisedimet nëse do të plotësojë 9 kushte.

Sipas DË, Bundestagu gjerman voton me 26 shtator për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Dokumenti që do të formulojë qëndrimin gjerman në Këshillin e BE-së dhe është duke u finalizuar, do të hidhet në votim me kërkesë të dy grupeve parlamentare të maxhorancës qeveritare, Unioni Kristdemokrat dhe Unioni Kristsocial (CDU/CSIU) si edhe Partia Socialdemokrate.

Aty është parashikuar që Maqedonia e Veriut të fillojë bisedimet qysh në janar, ndërsa Shqipëria do t’i nisë ato vetëm kur të plotësohen disa kushte.