TË FUNDIT

“Sfiduat papjekurinë tuaj”, tenori shqiptar letër të hapur Besa Shahinit: Nuk e keni dashur këtë vend

Tenori i njohur shqiptar, Agim Hushi i ka drejtuar një letër të hapur ministres së Arsimit, Besa Shahini.

Në të, ai shkruan se dëshira e Shahinit për të lënë Shqipërinë pasi të mbarojë mandatin është shumë fyese për të gjithë shqiptarët.

Letra e plotë

Letër e hapur shoqes Besa Shahini. Përshëndetje shoqja Besa. Po ju shkruaj si shqiptar i emigruar larg dhe për arsye qe s’do te doja t’ju vija në pozitë të solidarizoheshit me mua! Por po ju them që ndodhem kaq larg prej qeverisë që ju përfaqësoni dhe për turpin e saj! Ju mbase për mire apo nga se u ndjete e “privilegjuar” zgjodhët t’i shërbeni një personi me elokuence qeverisese të dyshimtë dhe ndoshta e menduat si kohen tuaj këtë! Por për mendimin tim zgjodhët kohën e gabuar dhe i bëtë dëmin më të madh të mundshëm arsimit shqiptar. Ndoshta ju mund te justifikoheni se sakrifikuat dhe u lodhët pafund.

Me vjen keq t’ju them se askush nuk ua kërkoi sakrificat dhe këtë lodhje që e betë për të sfiduar papjekurine tënde profesionale. Thënë figurativisht ju ishit aktore e një regjisori të dështuar dhe skini si të na bindni për mosdeshtimin tuaj ministror. Se fundmi me lejoni qe t’ju them se deshira juaj per te lene Shqipërinë pasi të mbaroni mandatin tuaj si ministre ishte shumë fyese për të gjithë ne si shqiptarë! Gjë qe tregoi se ju nuk e keni dashur kurrë kete vend! Gjë qe na konfirmoi shkëputjen tuaj me themel nga kjo toke! Nuk ju fajësoj! Ju realisht i përkitni nje toke tjetër dhe bëni mire që ktheheni në shtëpinë tuaj pavarësisht se jemi një atdhe! Por ky akt i te papërgjegjshmit shqiptar nxorri në pah një zhgënjim të  madh që rëndoi mbi shqiptarët dhe nxënësit tanë! Uroj të gjeni kurajo t’i shihni gjerat ne sy siç janë! Sinqerisht, Agim Hushi.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat