33.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

TË FUNDIT

SHBA sërish apel Kosovës: Po rrezikoni marrëdhëniet SHBA-Kosovë

spot_img

Ndihmës sekretari ardhshëm i Shtetit për Evropë dhe Azi, Philip Reeker u ka bërë thirrje edhe njëherë autoriteteve të Kosovës që të pezullojnë taksën doganore të vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, në mënyrë që t’i hapet rrugë dialogut dhe arritjes së marrëveshjes Kosovë – Serbi.

Këto komente, diplomati amerikan i bëri në Shkup ku po merr pjesë në një seminar dyditor për sigurinë, raportet rajonale dhe zhvillimin ekonomik, “Ballkani 360”.

Diplomati amerikan është fokusuar në raportet mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, duke theksuar se “normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë në kornizën e dialogut që po udhëhiqet nga BE-ja, është mundësi për zgjedhjen e problemit që cungon gjithë Ballkanin”.

“Nëse Prishtina zyrtare nuk kthehet në negociata siç ka thënë ‘pa kushte’, atëherë do të rrezikojë të ardhmen e saj evropiane dhe jo vetëm”, tha Reeker.

“Ne nuk kërkojmë nga Kosova që të japë Hënën, por të heqë taksën ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës për një kohë të caktuar”, u shpreh ai.

“Pastaj do të mund të shohim se çka do të mund të arrihet në tryezën e bisedimeve. Asnjë marrëveshje nuk është nënshkruar përderisa nuk arrihet ujdi për të gjitha aspektet e saj”, theksoi Reeker.

Kosova, nënvizoi ai, nuk humb asgjë nëse negocion, por “mund të rrezikojë gjithçka nëse nuk ulet në tryezën e negociatave”.

Gjithashtu, ai ka ftuar edhe Beogradin, i cili sipas tij, ka qenë agresiv në negociata, të angazhohet për të normalizuar marrëdhëniet.

Ai ka përmendur edhe mbështetjen amerikane për Kosovën, duke tërhequr vërejtjen për pasojat që mund të ketë mospezullimi i i taksës.

“Qytetarëve të Kosovës ju themi se e kuptojmë frustrimin tuaj, dhe e kuptojmë dëshirën tuaj për të kontrolluar të ardhmen tuaj, dhe për të çuar përpara integrimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar. Nuk diskutohet mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sovranitetin dhe pavarësinë tuaj”, tha ai.

“SHBA-ja ka investuar shumë në suksesin e Kosovës si shtet i pavarur, multietnik dhe sovran. Ne qëndrojmë pas jush në vazhdimësi. Por, në disa raste ne kemi ardhur te ju me kërkesa të rëndësishme dhe kjo është njëra prej këtyre herëve”, theksoi diplomati amerikan.

“SHBA-ja, ndoshta mikja juaj më e afërt strategjike, beson se arritja e një marrëveshje me Serbinë është e vetmja rrugë që Kosova të shkojë përpara. Fakt është që Kosova nuk mund t’i kthehet dialogut me Serbinë pa pezullimin e taksës, gjë që ne besojmë se është në interes të Kosovës, SHBA-së dhe të gjithë rajonit. Është fatkeqësi dhe e habitshme që akoma kemi mosmarrëveshje serioze me qeverinë e Kosovës për këtë çështje. Kam frikë se Kosova dëmton marrëdhëniet tona bilaterale, marrëdhënie të cilën ne e vlerësojmë shumë”, tha Reeker./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat