Tre zyrtarët më të lartë të shtetit të Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli kanë marrë një letër të ashpër nga SHBA-të me kërkesë për heqje të taksës së vendosur në nëntor të vitit 2018, ndaj produkteve të Serbisë.
Ajo është dërguar nga tre zyrtarë të lartë amerikanë dhe mban nënshkrimin e zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të Mbrojtjes. Letra bën thirrje që mos të shkelet mbi sakrificën e Shtetit Amerikan dhe të ushtarëve amerikanë për Kosovën. Liderëve u tërhiqet vërejtja që nëse taksa nuk hiqet “sanksionet”, do të thellohen./real-news.tv/



