fbpx

Shehi: E kishim harruar shijen e fitores

orges-shehi.jpg

Skënderbeu është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ka mposhtur me rezultatin 2-1 Laçin në javën e 21-të të Kategorisë Superiore.

Një 3 pikësh që ngjall shpresat e korçarëve për një vend në Europë këtë sezon, ku numëron 33 pikë në vendin e katërt. Pas takimit, tekniku i bardhëkuqeve, Orges Shehi u shpreh mjaft i kënaqur për këtë fitore, pasi skuadra e kishte harruar shijen e fitores.

Jemi të kënaqur, sepse u rikthyem te fitorja. Pas 4 humbjeve në fazën e parë, mendova se skuadra do e linte pas. U stërvitëm mirë në fazën përgatitore, bëmë miqësore të mira, por u dëmtuan disa lojtarë, dhe ndeshja me Partizanin nuk na gjeti të plotë. Prurjet e reja, dhe rikthimet nga dëmtimet, do na kthejnë në rrugën e duhur. Kishim harruar shijen e fitores. Më vjen mirë për këtë, pasi na shërben për besimin dhe vazhdimësinë, pasi kemi një skuadër të re. Prurjet e reja po shkrihen me ekipin, dhe më vjen mirë për fitoren sot që e marrim me lojë. Marko Pervan është një lojtar me shumë cilësi. Ai dhe Sibo, erdhën në fund. Duke parë cilësitë e tij, e futa që në ndeshjen e parë në Krujë. Ai na bën shumë punë. Duke parë Taipin, edhe Toskiç, që u dëmtua, kemi skuadër me kualitet dhe të rinj. Shpresoj të zgjidhim edhe punën e nënshtetësisë për 2 shqiptarët që janë në fushë. Kemi shumë të huaj, 4 na lejohet. I japin shumë cilësi skuadrës.”-përfundoi Shehi./real-news.tv/

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303