Shembet diga, 15 të vdekur dhe 13 të zhdukur

Të paktën 15 persona kanë vdekur dhe 13 të tjerë rezultojnë të zhdukur, pas shembjes së një dige, që shkatërroi dy fjetore, natën e shkuar, pranë një miniere ari në Siberi.

Lajmin e bën me dije ministria e emergjencave ruse, e raportuar nga mediat ruse.Fatkeqësia, është shkaktuar si pasojë e shirave të furishëm, të ndodhur në fshatin e Shchetinkino, në rajonin e Krasnoyarsk, rreth 3400 kilometra nga Moska.Autoritet kanë hapur një hetim penal, për shkelje të rregullave të sigurisë në vendin e punës.