Shembja e skelës/ “Erion Braçe jeton në pallatin ku vdiqën dy punëtorët”

Screenshot_2-15.png

Nisma Thurje ka bërë një denoncim lidhur me vdekjen e dy punëtorëve ditën e djeshme pas rrëzimit të skelës.

Nisma shprehet se pallati ku të ndjerët dhe të plagosurit po punonin, jeton dhe banon zv,kryeministri Erion Braçe.

Denoncimi i “Nismës Thurje”:

Në pallatin ku jeton Zv. Kryeministri Braçe po implementohej një projekt i financuar nga Bashkia Tiranë për rregullimin e fasadës.

Si pasojë e mungesës totale të sigurisë në punë, një orë më parë skeleria u shkëput e tëra dhe për pasojë 2 punonjës humbën jetën e dy të tjerë po luftojnë me vdekjen në spital.

Ngushëllime familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve!

Policia dhe prokuroria kanë shumë punë për të bërë. Kjo ngjarje nuk mund të kalojë në heshtje e pa ndëshkim. Sepse kur nuk ka siguri teknike te projekti i Bashkisë në pallatin e Zv. Kryeministrit, kuptohet sa respekt ka në këtë vend për jetën e punëtorit.

Vlen më pak se një skelë!

Dy Erionat mirë do jetë që si fillim të heshtin për ca kohë, sepse e dimë që për dorëheqje as nuk bëhet fjalë, por të paktën të heshtin në respekt të atyre që humbën jetën te fasada e tyre.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303