fbpx

Shënjestra e atentatit në sallën e operacionit, i plagosur edhe një italian, Drejtori i Policisë jep detajet nga shpërthimi

jaupaj.jpeg

Drejtori  i policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, nëpërmjet një deklaratë për shtyp nga vendngjarja, ka dhënë informacionet e para në lidhje me atentatin e ndodhur të martën në kryeqytet.

Jaupaj deklaroi se ngjarja ka ndodhur në orën 19:00, ndërsa shtoi se shënjestra e atentatit  është futur në  sallën e operimit pasi është dëmtuar rëndë nga shpërthimi me tritol.

Po ashtu, Jaupaj informoi se si pasojë e shpërthimit është lënduar edhe një person tjetër, një shtetas italian. Ky i fundit ka marrë lëndime të lehta dhe ndodhet tek spitali i Traumës duke marrë kujdes shëndetësor.

Sipas drejtorit të Policisë, po hetohet në pistën e hakmarrjes, por nuk mund të jepen detaje të tjera.

“Kemi një shpërthim i cili dyshohet me lëndë plasëse. Është mbledhur grupi hetimor me specialistë të krimeve të rënda nën drejtimin e departamenti të policisë kriminale, në bashkëpunim edhe me një qark tjetër ku po kryejmë veprime. Ka pista për një hakmarrje mes personit të dëmtuar dhe disa qytetarëve të tjerë jashtë Tiranës. I dëmtuari është futur në sallën e operacionit dhe ka shpresa se do përmirësohet. Ka dhe një kalimtar të plagosur, një shtetas italian, i dëmtuar lehtë”, tha Jaupaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303