TË FUNDIT

Shënohet sot 95 vjetori i lindjes së At Zef Pllumit

Ditën e sotme është përvjetori i 95-të i lindjes së françeskanit të madh, shkrimtarit të pazakontë dhe prijësit shpirtëror që aq shumë iu desh shqiptarëve At Zef Pllumi. At Zef Pllumi lindi më 7 prill 1924, në Malin e Rencit në rrethin e Lezhës. Që në moshën e vogël hyn në Kolegjin Françeskan në Shkodër dhe ndjek mësimet fillore e të mesme në Liceun “Yllyricum”.

Në 1946, At Zef Pllumi ishte ndër klerikët që u dënua nga regjimi i asaj kohe. Në vitin 1990, u kthye në Tiranë si klerik ku përveç aktivitetit, përpiqet t’i vëjë arna kulturës dhe edukimit shqiptar aq të dëmtuar gjatë pesëdhjetë vjetëve. Nga viti 1993 deri 1997 rinxjerr revistën Hylli i Dritës, e cila pas një ndërprerjeje deri në vitin 2003. Shkruan dhe boton trilogjinë “Rrno vetëm për me tregue”, vëllimet “Françeskanët e mëdhenj”, “Frati i pashallarëve Bushatli”, “Erazmo Balneo”, ndërkohëqë, me gjithë moshën e thyer e vështirësitë e shikimit, i ndihmuar nga nxënësit e vet, punonte për libra të tjerë.

Një ndër nismat e tij me vlerë të pamasë është dhe ribotimi i kolanës së plotë të veprave të etërve françeskanë, të zhdukura barbarisht nga qarkullimi dhe nga raftet e bibliotekave, si dhe ka shkruar artikuj në mjaft organe të shtypit shqiptar. At Zef Pllumbi u bë i njohur si shkrimtari, dhe u dekorua si i tillë me çmimin “Nderi i Kombit”, kurse nga Konkursi i Shqiptarëve me çmimin ‘Penda e Artë’. Vdiq më 26 shtator 2007.

Ja ç’thoshte At Zef Pllumi pak para se të ndahej nga jeta:

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat