Sherr me thika në Vlorë, policia jep detajet

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë shtetasin P.Q., 57 vjeç, banues në fshatin Mekat, Vlorë. Arrestimi i tij erdhi pasi mbrëmjen e djeshme pas një sherri për motive të dobta, ka plagosur me thikë shtetasin M.B., 56 vjeç, banues në Gjirokastër.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera, Policia ka proceduar në gjendje të lirë shtetasit J.B., 31 vjeç dhe J.Q., 28 vjeç, pasi nga konflikti në fjalë, janë goditur fizikisht me njëri-tjetrin. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.