Një sherr për motive të dobëta ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Beqir Dardha’, ku një 43-vjeçar ka goditur me thikë një 57-vjeçar.
Policia mbërriti menjëherë në vendndodhje, ku bëri të mundur arrestimin e autorit si dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ndërkohë, nga ana tjetër ambulanca ka dërguar 57-vjeçarin në spital për të marrë trajtim mjekësor.
Policia ndërhyri shpejt duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit./real-news.tv

