Policia ka arrestuar ditën e sotme në flagrance një person në Fier.
Mësohet se shtetasi me iniciale M.K., 43 vjeç ka goditur me thikë 45 vjeçarin me iniciale A.L pas një konflikti të çastit.
Nga informacionet paraprake raportohet se sherri i cili degjeneroi në plagosje me thikë, ndodhi për motive të dobëta.
Fier/ Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë ndalimin e shtetasit:
M.K, 43 vjeç, banues në Fier.
Në datën 29.07.2019, në fshatin Kallm i Vogël, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi M.K dyshohet se ka goditur me thikë shtetasin A.Xh, 45 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

