33.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Sherr në Bari të Italisë, në pranga 6 shqiptarë

spot_img

Një sherr masiv ka ndodhur në Bari të Italisë, ku 6 shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën Via Mola, ku thuhet se grupet rivale ishin nga Kavaja dhe Rrogozhina.

Mediat italiane raportojnë se një prej shqiptarëve mbante armë me vete, ndërkohë pjesa tjetër ishin të pajisur me kamxhik, sëpatë dhe kaçavida.

Në një video të publikuar nga ‘BallkanWeb’ shihet se si dy shqiptarë tentojnë të largohen, por automjeti i tyre përplaset me një pemë. Menjëherë mbërrijnë 4 shqiptarë të tjerë, të cilët nxjerrin me forcë nga makina 2 të tjerët.

Ende nuk dihen arsyet e sherrit mes grupeve, por policia po heton ngjarjen. Ndërkohë, 6 shqiptarët janë arrestuar dhe po mbahen në paraburgim./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat