Sherr në Korçë, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur pas një konflikti të ndodhur ditën e sotme në qytetin e Korçës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, ndërsa i plagosuri është Dhimitër Misha, rreth 50 vjeç, i cili ka marrë dëmtime të rënda në kokë.

I plagosuri është person i njohur për Policinë e Korçës, me precedentë të mëparshëm penalë.

Fillimisht raportohet se ka pasur një përplasje verbale mes personave që më pas ka degraduar në grushte dhe përdorim thike.

Misha është transportuar në spital për mjekim. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet dhe ka nisr hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes./