Sherr në mes të Elbasanit, plagosi me thikë 62-vjeçarin, arrestohet autori

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme, ku një 62-vjeçar mbeti i plagosur.

Sherri mes palëve ka ndodhur në Elbasan, ku i lënduar mbeti Enver Xhezairi

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar Myslim Lecaj.

Ngjarja ndodhi dje pasdite në lagjen ‘Syrja Dylgjergji’ të qytetit të Elbasanit.

Autori e goditi disa herë me thikë të plagosurin pas një konflikti banal.