fbpx

Sherr për klientët, plagoset me sende të forta punonjësja e seksit në Elbasan

lajm-i-fundit-4-2-1-4.jpg

Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e sotme mes punonjëseve të seksit në Elbasan. Për pasojë një 30-vjeçare ka mbetur e plagosur pasi është goditur me sende të forta nga një 23-vjeçare.
30-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shkak për konfliktin dyshohet të ketë qenë një zënkë për territorin dhe klientët, dhe më pas sherri ka degraduar në përleshje fizike. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303