Sherri i fëmijëve çon në përleshje dhe gjakosje baballarët

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur këtë fundjavë në Savona, ku një sherr fëmijësh ka përfunduar me përleshje të baballarëve të tyre.  Të premten, disa fëmijë shqiptarë ishin zënë me njëri-tjetrin se kush do të hipte i pari në lojën që ishte në park.

Por nuk u mbyll me kaq. Tre prej baballarëve të tyre, të moshave 34, 37 dhe 42 vjeç, kanë ndërmarrë një ‘ekspeditë’ ndëshkuese për babain e një tjetër fëmije.

Pas një sherri me grushte e shkelma në një bar në Savonba  tre personat që sulmuan, janë larguar me vrap, ndërsa i dhunuari është dërguar në spital, pasi ka marrë plagë në trup dhe fytyrë.

Por dhuna nuk ka përfunduar me kaq, sepse është sulmuar edhe bashkëshortja e burrit të dhunuar. Pas këtyre dy sulmeve policia italiane e Savona, ka ndaluar 3 baballarët dhunues dhe i ka çuar në qeli.