fbpx

Sherri me thika mes shqiptarëve në Itali, zbardhet ngjarja e plotë

ngjarja.jpg

Mediat italiane tregojnë se një shqiptar 32-vjeçar është plagosur rëndë me thikë në pjesën e barkut e ndodhet në spital.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Livorno, e sipas mediave italiane, ai është qëlluar nga një 25-vjeçar, gjithashtu me origjinë shqiptare.

Bëhet me dije se mes tyre nisi një konfrontim banal, i cili më pas degradoi në thika dhe sherr fizik.

Konfrontimi mes tyre ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Piazza Cavour.

Burri i plagosur i transportuar në Urgjencë u operua dhe tani është në spital në gjendje të rëndë.

Mësohet se autori i krimit u ndoq dhe u kap menjëherë nga policia, pasi tentoi të ikte. Ai ndodhet në komisariat ku është marrë në pyetje për të zbardhur ngjarjen por të tjera detaje nuk ka ende.

Sipas mediave italiane, i plagosuri është në rrezik për jetën.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303