TË FUNDIT

Sherri në Berat, jepet vendimi për 3 vëllezërit/ Si nisi sherri me komshinjtë e deri te plagosja në këmbë e efektivit 20 vjeç

Dy ditë më parë në Berat ndodhi një ngjarje e papritur, ku tre persona u përpoqën që t’i merrnin me dhunë armën e shërbimit një personi.

Bëhet me dije se janë lënë në burg tre vëllezërit G.M, M. M dhe A.M, të cilët u përfshinë në një sherr dy, ku dhunuan një polic dhe tentuan t’i merrnin armën.

Ngjarja u regjistrua tre ditë më parë, ku u përfshinë në konflikt  tre personat që u lanë sot në burg si dhe vëllai tjetër i tyre, A.M  që është shpallur në kërkim. Ata u konfliktuan me komshinjtë e tyre A.M dhe bashkëshorten e tij O.M, ku këta 2 të fundit kanë mbetur të lënduar me gurë.

I plagosur mbeti edhe efektiv i policisë J.Xh, 20 vjeç, i cili ndërhyri për të qetësuar situatën, por katër vëllezërit tentuan t’i merrnin armën dhe gjatë konfrontimit, arma iu shkrep në brez, duke bërë që polici të marrë një plumb në këmbë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat