fbpx

Sherri për një femër, plagoset me kaçavidë një biznesmen shqiptar në Itali

plagosje-600x360.jpg

Një biznesmen shqiptar në fushën e ndërtimit është plagosur me kaçavidë nga një bashkatdhetar i tij në shtetin fqinj, Itali.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në komunën Pratola Peligna, ku një shtetas shqiptar 48 – vjeçar, ka goditur me kaçavidë biznesmenin 50-vjeçar.

Sipas mediave italiane, shkak i konfliktit mes dy burrave ka qenë një grua.

Emrat e dy personave nuk bëhen publik, por mësohet se 48-vjeçari fillimisht debatoi me fjalë me biznesmenin dhe më pas e qëlloi atë me kaçavidë, duke e plagosur në kokë.

50-vjeçari i plagosur ka mbërritur në banesën e tij i plagosur, duke lënë gjurmë gjaku.

Kjo i ka dhënë mundësi grupit hetimor të rindërtojë skenën e krimit.

Pas ngjarjes, autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa i plagosuri u dërgua në spital në Sulmona.

Pas rindërtimit të dinamikës së ngjarjes, u identifikua sulmuesi, ndërsa materialet iu referuan Prokurorit Publik.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303