Xhensila Myrtezaj është një ndër këngëtaret më të pëlqyera nga publiku shqiptar. Ajo preferohet jo vetëm për hitet që lançon, por edhe pamjen e saj të jashtme, për të cilën kujdeset deri në detaj.
Edhe pse është nënë e një vajze, Xhensila shfaqet në super formë dhe me linja perfekte.Së fundmi, ajo ka publikuar disa imazhe, në të cilat është duke bërë akrobacione në natyrë.“Kujdesuni për trupin tuaj, është i vetmi vend ku duhet të jetoni”, ka shkruar ajo krahas fotove, duke i dhënë kështu fansave një këshillë.


