fbpx

Shfrytëzonte femrat në Itali, kapet në Lezhë 42-vjeçari

Prostitucioni.jpg

Një 42-vjeçar me iniciale, L.K., banues në Lezhë, është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet për përfshirje në një organizatë kriminale si dhe për shfrytëzim prostitucioni.

Sipas policisë, 42 vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Trevizo/ Itali, në qershor 2015 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni” .

Ndërkaq, materialet hetimore i kanë kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303