Shifra alarmante: Një person vdes çdo 40 sekonda nga vetëvrasja

Numri i njerëzve në të gjithë botën që vdesin nga vetëvrasja është në rënie. Por sipas studimit të OBSH një person vret veten në çdo 40 sekonda.

OBSH tha se vendet duhet të bëjnë më shumë për të parandaluar vetëvrasjet.

Nga 2010 deri në 2016, shkalla globale e vetëvrasjeve u ul me 9.8%, tha organizata e shëndetësisë.

I vetmi vend ku kishte rritje të vetëvrasjeve ishte Amerika.

“Çdo vdekje është tragjedi për familjen, shokët, miqtë dhe kolegët. Megjithatë, vetëvrasjet janë të parandalueshme. Ne i bëjmë thirrje të gjitha vendeve që të implementojmë strategji për të provuar parandalimin e vetëvrasjeve në programet kombëtare të shëndetit dhe arsimit,”-tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus.

OBSH tha që rreth 800.000 njerëz vdesin nga vetëvrasjet çdo vit, më shumë sesa ata që humbin jetën nga malaria, kanceri i gjirit, lufta dhe vrasjet, duke e konsideruar një “çështje serioze globale të shëndetit publik”. Deri tani sipas OBSH vetëm 38 vende kanë strategji për parandalimin e vetëvrasjeve.

Shkalla e vetëvrasjeve ishte më e lartë se mesatarja globale në Afrikë, Evropë dhe Azinë Juglindore.