fbpx

Shifra të larta të infektuarish me Covid në Maqedoni

Screenshot_18-4.jpg

Vijojnë të jenë të larta shifrat e të infektuarve ditore dhe viktimave me Covid në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3.927 testime dhe janë regjistruar 1.163 raste me koronavirus dhe kanë humbur jetën 35 persona kanë humbur jetën.Prej rasteve të reja 473 janë në Shkup, Manastir 100, Kumanovë 90, Prlep 62, Ohër 62, Strumicë 45, Tetovë 36, Shtip dhe Kërçoë 32, Veles 29, Kavadar 28, Gostivar dhe Koçani 27, Gjevgjeli 22, Strugë dhe Sveti Nikole 14, Negotinë dhe Radovish 12, Resnjë dhe Vallandovë 11, Vinicë 10, Kriva Pallankë dhe Berovë 7, Demir Kapi dhe Demir Hisar 3, Dellçevë 2, Krushevë, Bogdanci, Kratovë dhe Mekedonski Brod 1.Viktimat janë shënuar 7 nga Shkupi, 3 nga Kavadari dhe Shtipi, 3 nga Strumica, dy nga Prilepi, Velesi, Kriva Pallanka dhe Manastiri dhe nga 1 në Kumanovë, Gostviar, Negotinë, Gjevgjeli, Sveti Nikole, Radovish, Ohër, Kërçovë dhe Resnjë.Ndër të tjera gjatë orëve të fundit janë shëruar 854 pacientë.Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Maqedoni numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 136.891 pacientë mes të cilëve kanë humbur jetën 4 108 qytetarë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303