fbpx

Shifrat e ulëta/ Mjeku Kalo tregon se ç’duhet të bëjmë: Të jemi vigjilentë se…

Vendi këto ditët e fundi ka një numër gjithnjë e më të vogël të prekurish nga covid-19. Por pë mjekun e njohur Tritan Kalo duhet gjithsesi të jemi vigjilentë dhe të respektojmë masat.

“Shifra 4 përkon me numrin 4 të rasteve të para. Me të infektuarit e parë në mars. Por shifra e ulur nuk duhet të na shtyj drejt një optimizmi të rremë, por duhet të na bëjë më vigjilentë. Nëse respektojmë distancimin fizik, të mos neglizohohet higjena dhe hapja të jetë e kujdesshme bashkë me sjelljen tonë, kjo do na shtyjë drejt optimizmit real. Ditët në vijim me hapjen që po ndodh, me liberalizimin e masave do të fitojmë një pamje reale të asaj çfarë ndodh në popullatë.

Kujdesi ndaj vetes, ndaj distancimit fizik, ndaj higjenës e rikthimi në punë duke zbatuar masat, shpresojmë mos të kemi përplasje me këtë infeksion”, tha Kalo në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel.