I burgosuri me iniciale M.M., po flinte në qelinë e tij në burgun e Koridalos, kur u sulmua. Ai ishte dënuar për përdorim droge dhe po priste vendimin e gjykatës për tu liruar nga burgu.
Më 27 shkurt 2019, ndërsa ishte në gjumë, ai u sulmua nga një shqiptar me një tub hekuri. Askush nuk ndërhyri për ta mbrojtur.
I burgosuri M.M., mori lëndime kudo në trup, në kokë, fytyrë, këmbë dhe gjoks.
Ishin të qarat e tij që alarmuan stafin e burgut.
Fillimisht u dërgua në spitalin e burgut, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore u dërgua në spitalin Nikaia.
Nga e mërkura e 27 shkurtit, kur i burgosuri ra viktimë e dhunës së tmerrshme, deri të shtunën e 2 marsit familja e tij nuk dinte asgjë mbi gjendjen e rëndë ku ndodhej.
Asnjë njeri nga burgu apo spitali nuk lajmëroi familjen se M.M., po luftonte për jetën.
Ishte vetë pacienti që arriti të lajmëronte familjen e tij.
Pamjet e publikuara nga media greke tregojnë plagët që mori i burgosuri nga dhunimi me hekur.






