Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një bandë kriminale, e cila përbëhej nga shqiptarë dhe italianë.
Mediet fqinje raportojnë se pjesëtarët ishin të moshave 25 deri 50 vjeç dhe fitonin deri në 20 mijë euro në muaj nga shpërndarja e kokainës.
Gjithashtu, ata tregtonin edhe marijuanë.
Ndërkohë, pjesëtarët e bandës shtireshin sikur shisnin libra, arka dhe shishe verë, por në fakt tregtonin drogë.
Policia italiane e kuptoi skemën e tyre dhe vuri në pranga anëtarët e grupit.

