TË FUNDIT

Shiste drogë në rrugët e Tiranës, pranga 25-vjeçarit

Një 25-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi akuzohet për shitje të narkotikëve në rrugët e kryeqytetit.

Në pranga ka rënë A. Sh., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Asim Vokshi” ky shtetas i ka shitur një të mituri një dozë me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Është ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 50 gr lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë dhe dy shtetas të tjerë për “Moskallëzim krimi”. Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat