Shkarkimi i Agim Kajmakut, reagon Rudina Hajdari

rudina-hajdari.jpg

Deputetja demokrate Rudina Hajdari ka reaguar në lidhje me shkarkimin e Agim Kajmakut si kryebashkiak i Vorës nga KQZ.

Ajo shkruan në rrjete sociale se ndryshimi i sistemit zgjedhor është e vetmja zgjidhje për këtë vend.

“E vetmja zgjidhje është ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe futja e një mentaliteti më të shëndoshë. Nuk mundet që kryetarët e partisë të zgjedhin kë të duan dhe të kenë në dorën fatet e çdo njërit duke mbytur fjalën e lirë e demokracinë brenda partive të tyre, por dhe të tallen sa vjen e më shumë me fatin e vendit”, shkruan Hajdari.

scroll to top