Shkarkimi i diplomatëve, Hajdari kapet me Cakajn

Gjatë diskutimeve në Komisionin e Integrimit pati një debat mes deputetes së PD, Rudina Hajdari dhe ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj. I gjithë diskutimi mes dy palëve iu referua pikërisht largimit apo transferimit të 20 diplomatëve nga ana e Gent Cakaj.

Cakaj i është kthyer Hajdarit duke i thënë se nuk ka shkarkuar asnjë diplomat, por me një pjesë ka bërë transferimin, ndërsa me pjesën e mbetur është bërë shkëputja e marrëdhënies së punës.

“Një pjesë e tyre nuk mund të qëndrojnë 7 vite në sisteme diplomatike pa asnjë transferimi. Ata që vijnë prapa meje do i korrigjojnë gabimet e mia. Mos ki frike për çdo emër që është larguar nga puna dhe është bërë transferta do bëhet publike. Unë pres valë të tjera ndryshime nëse performanca nuk është në nivelin e  duhur”, vijoi Cakaj.