Zv.kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka komentuar gjatë vendimin e mazhorancës për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Sipas tij, kjo nismë nuk është e Kuvendit, por e Ramës.
Ai shkruan më tjetër, se Meta nuk mund të bëhet marionetë në duart e dikujt për interesa pushteti, pasi sipas tij është një politikan i zgjedhur.
“Në cilësinë e Presidentit të Republikës, Ilir Meta nuk iu kundërvu as Edi Ramës, as kryeministrit dhe as maxhorancës së pushtetit, siç përpiqet ta shërbejë ERTV-ja dhe e gjithë media e të njejtës frekuencë me të. Ai bëri vetëm atë për të cilën edhe maxhoranca e sotme e votoi si maxhorancë e djeshme, bëri atë për të cilën ishte betuar: Presidentin e Republikës”, shkruan Rama, duke shtuar më tej se këtë sqarim nuk e bën për të mbrojtur presidentin, sepse ai nuk ka nevojë për diçka të tillë..

