TË FUNDIT

Shkarkohet drejtori i Policisë së Durrësit, ja kush e zëvendëson

Të tjera lëvizje të krerëve drejtues në radhët e Policisë së Shtetit.

Shkarkohet pas 3 vitesh në detyrë drejtori i Policisë së Durrësit, Alfred Çepe.

Drejtor i ri i Policisë së Durrësit është emëruar Lorenc Shehu dhe prezantimi i tij pritet të bëhet gjatë ditës së sotme.

Mësohet se më herët, Shehu që do të zëvendësojë Çepen, mbante detyrën e shefit të forcave speciale RENEA.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë ndryshuan drejtori i Policisë Rrugore dhe drejtori i Policisë Lezhë, për të cilët doli me akuza Partia Demokratike, duke thënë se u shpërblyen njerëzit që mbollën me kanabis vendin.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat